Adriano Celentano feston 80-vjetorin, urime për legjendën e muzikës italiane (VIDEO)

Adriano Celentano feston 80-vjetorin, urime për legjendën e muzikës italiane (VIDEO)

Legjenda e muzikës italiane italian Adriano Celentano feston 80-vjetorin e tij të lindjes. Adriano Celentano lindi më 6 janar 1938, në rrugën Gluck në qytetin e Milanos, rrugë që i dha emrin një prej këngëve më të sukseshme të tij.

Vinte nga një familje emigrantësh pugliezë të emigruar në veri të Italisë. Braktisi mjaft i ri shkollën duke kryer disa punë të ndryshme mes të cilave dhe atë të orëndreqësit.

Më 1957 merr pjesë në Festivalin e parë të rrokut  "Rock Boys" në Milano ku fiton çmimin e parë me këngën "Ciao ti dirò" si dhe kontratën e tij të parë diskografike me shtëpinë muzikore Music.

Një vit më vonë publikon diskun e tij të parë që shënon dhe rrugëtimin e tij artisitk. Suksesi i parë i madh mbërrin me këngën "Il ribelle" më 1959 e në të njëjtin vit me këngën "Il tuo bacio e come un rock".

Në Festivalin e Sanremos më vitin 1961 zë vendin e dytë me këngën "24 mila baci" këngë që shënon një rekord shitje disqesh.

Më 1998 bashkëpunon artistikisht me këngëtaren e njohur italiane Mina i cili ishte edhe një nga bashkëpunimet më të mira në muzikën italiane, e bashkarisht publikojnë diskun Mina-Celentano i cili shënon një rekord shitjesh me rreth 1. 600  000 kopje.

Adriano Celentano, il ragazzo della via Gluck spegne 80 candeline

Në këtë ditë të veçant për të, Adriano ka marrë urime nga bota e muzikës, artit, spektaklit, nga politika italiane, por dhe nga publiku dhe fansat e tij.

Celentano i cili nuk është vetëm këngëtarë por dhe një aktor shumë i mirë, regjisor, autor, producent. Prej vitit 1964 është i martuar me aktoren Claudia Mori me të cilën ka 3 fëmië, Rosita, Rosalinda e Giacomo.

Adriano Celentano ka publikuar në karrierën e tij 40 albume muzikore dhe ka një repertor shumë mirë që ka bërë për vete shumë fansa të cilët janë edhe në Shqipëri ku një pjesë e tyre edhe pse në kushte të vështira gjatë kohës së komunizmit janë ritur me muzikën e tij.

Për të folur për karierën e tij duhej shumë kohë, por edhe si këngëtar edhe si aktor ai ka qenë e i veçant në rolet e tij.

Në këtë 80-vjetor ne kemi zgjedhur një prej hiteve më të sukseshme të tij "SOLI".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy