Ditët e Trashëgimisë/ Margariti: Rijetëzuam Qendrën Historike të Vlorës

Ditët e Trashëgimisë/ Margariti: Rijetëzuam Qendrën Historike të Vlorës

Ministria e Kulturës bëri të ditur sot se Qendra Historike e Vlorës është rijetëzuar duke u shndërruar në një vlerë tjetër të shtuar për turizëm dhe në një destinacion atraktiv dhe tërheqës kulturor.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në Ditët e Trashëgimisë, solli në vëmendje shndërrimin rrënjësor të Qendrës Historike të Vlorës, e cila sipas saj, kishte humbur identitetin nën pluhurin e harresës.

Restaurimi i qendrës historike të qytetit të Vlorës, një investim prej 11 milionë eurosh, është në funksion të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, por edhe në funksion të zhvillimit të turizmit.

Përveç ndërhyrjeve në godina janë kryer edhe punimet nëntokësore.

Projekti përfshiu restaurimin e 68 banesave, mes të cilave, Shtëpinë e Marigosë, Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy