
Ndryshe nga sa deklaruan në konferencën e shtypit të paradites, Drejtuesit e lartë të Radio Televizionit italian RAI, kanë marrë një vendim që këngëtari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro të pezullohen nga festivali më i madh i këngës në Itali, Sanremo, duke kërkuar kohë në lidhje me akzuat për plagjiaturë ndaj këngës tyre.
Sipas mediave italiane, dueti i dyshes shqiptaro-italiane është i ngjashëm me duetin e kënduar në “Sanremo Giovani” të 2016-s. Drejtori i përgjitshëm i RAI, Angelo Teodoli deklaroi se "Na duhet kohë të vlerësojmë të gjithë faktetndaj për momentin kënga është e pezullluar", shkruan corriere.it.
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, të cilët duhej të sillnin sonte këngën, por u pezulluan nga Festivali në pritje të hetimeve të mëtejshme nga organizatorët për këngën e tyre “Ti nuk më ke bërë asgjë”, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët shtypi ku shkruajnë:
"Është ora të flasim. Kemi dëgjuar të flasin për plagjiaturë sa i takon këngës tonë në Sanremo me këngën e Andrea Febo, paraqitur vite më parë në Sanremo. Plagjiaturë do të thotë të kopjosh e është absolutisht absurde e qesharake të thuash se kënga jonë është e kopjuar. Të tre së bashku me Andrea Febi e kemi shkruar këngën. Na vjen vërtetë keq e nuk erdhëm në Sanremo për t'u talluar me njerëzit... Kemi besim që gjithcka do të shkoj për mirë", deklarojnë këngëtarët.
Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave të cilët kanë hedhur akuza ndaj drejtuesve të festivalit dhe është tema më e diskutuar në rrjet duke dërguar mijëra mesazhe në mbështetje të dy artistëve dhe kanë bërë ftesa për të fikur televizorin duke bojkotuar festivalin.



