Gjeologu dhe studiuesi Sazan Guri prezanton librin e tij të ri, “Zeusi dhe pesë gjeneralët skypetar me mision prej tij”, i cili trajton parahistorinë njerëzore.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai bëri një shpjegim të librit, dhe tha se Akili është heroi i parë epiriot
Nuk është se e quaj Zeusin shqiptar. Kur Zeusi ushqehej me qumësht nga dhia, qumështi i dhisë në gjithë botën pranohet që quhej amël, por amël i themi vetëm ne në Shqipëri.
Zeusi për hatër të dhisë që e ushqeu mbajti kuronën në kokë, e mbajti dhe me brirë të thyer që tregon bollëk, pasuri. Siç e mbajti dhe Skënderbeu, që helmeta është me bri të thyer, si vazhdimësi.
Këtë helmetë me bri e mbajti Zeusi, Akili, Aleksandri i Madh, Pirro i Epirit, e mbante dhe Skënderbeu. Këta janë të gjithë gjeneralë me mision të lartë ndaj Zeusit.
Nuk po them se Zeusi është shqiptar, por mitologjia e njerëzimit thotë se Zeusi është zë që ushton.
Kishte një shigjetë dhe një shqiponjë pranë, që sillte lajmet nga poshtë. Ne jemi i vetmi popull që ruajmë pelegrinazhin, vajtja në Tomorr ka qenë që në atë kohë.
Ne jemi i vetmi popull që shkojmë pelegrinazh që do të thotë- pe larg. Apo te Kisha e Laçit që vijnë nga kudo.
Këto mitologji që janë shumë herë më të vërteta. Akili është heroi i parë epiriot. E para është me fustanellë, me qeleshe në kokë.
Akili, do të thotë qiellor- kiellor. Akili ishte me origjinë nga Zeusi, ishte luftëtar i pavdekshëm, i paepur, gjeneral i fushatës së sulmeve.
Akili me Hektorin kanë tipare tipikisht të Kanunit. Kanuni ekziston në librat e Homerit.
Dueli i Akilit me Hektorin, tregon se Hektori e dinte që Akili do e vriste. Por doli për burrëri, për nder. Napoleon Bonaparti është shqiptar, bir shqiptari.



