Pamjet e liqenit të Shirokës në dimër, të fokusuara përmes aparatit fotografik të LSA.
Poezi nga poeti lirik shkodran Frederik Rreshpja.
SHIROKA NË DIMËR
Nuk ka më zogj. Fluturimet u fshinë.
Asgjë veç grunti primitiv i shiut.
Bregu mendohet tek këmbët e ujrave
Duke ëndërruar verën që shkoi.
Në rërën e harresës unë mbledh
Qeramikën e portetit tënd.
Sa e shkurtër kjo verë, o Zot!
Një grusht rërë dhe një grusht diell.
Tërë kalendari i verës vetëm me një të shtunë
Dhe tërë e shtuna vetëm me një puthje.



