Opera “Carmina Burana” e kompozitorit Carl Orff sonte në TKOB

Opera “Carmina Burana” e kompozitorit Carl Orff sonte në TKOB

Opera “Carmina Burana”, e kompozitorit Carl Orff, në një mbrëmje unike mes “engjëjve” dhe “djajve”, rikthehet sot në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bën të ditur se “kjo opera vjen si një bashkëpunim mes trupës artistike të TKOB-së dhe Filharmonisë së Kosovës, me Orkestrën Simfonike e Korin e TKOB-së, si dhe Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, Konservatorin Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci” dhe Kori i “Zërave të bardhë”, TKOB”.

Me dirigjent orkestre, Jacopo Sipari di Pescasseroli, dirigjent kori i TKOB, Dritan Lumshi, dirigjent kori FK, Hajrullah Syla.

O Fortuna! Me këtë thirrje ndaj perëndeshës së fatit nis “Carmina Burana”, kjo kantatë skenike nga Carl Orff, i cili prej kohësh konsiderohet një klasik i ri i historisë së muzikës. Brilante në thjeshtësinë e vet, depërtuese në ritmikë dhe përjetësisht e re në tematikë, Carmina Burana i jep flatra fantazisë si rrallë ndonjë vepër tjetër muzikore e shek. XX.

Opera “Carmina Burana” shfaqet prej orës 20 në Teatrin e Përjetimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy