
Microsoft bën hologramet e “Star Wars” një realitet, duke u dhënë atyre edhe aftësinë për të përkthyer. Në skenën e eventit “Inspire 2019” që u zhvillua në ditët e fundit në Las Vegas, një riprodhim tredimensional i Julia White (Azure Corporate Vice President) u kthye ndaj të pranishmëve duke përshkruar një teknologji të re dhe duke folur edhe në japonisht. Gjuha që menaxheri nuk e flet.
Eksperimenti është rezultat i takimit midis "realitetit të përzier" të HoloLens të gjeneratës së dytë dhe algoritmeve të inteligjencës artificiale të menaxhuara në serverat cloud të infrastrukturës Azure.
Shndërrimi nga një njeri në një hologram nuk ndodh në kohë reale, por kërkon një skanim parandalues të trupit, si dhe një regjistrim të fjalës. /Ansa/



