100 vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ “Java Amerikane” me aktivitete nga 15-21 maj

100 vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ “Java Amerikane” me aktivitete nga 15-21 maj

Në kuadër të Javës Amerikane, që vijnë në shënim të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi axhendën e aktiviteteve që do të zhvillohen nga data 15-21 maj në Tiranë.

Ejani dhe festoni me ne 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë Javës Amerikane! Ambasada e SHBA-së ka kënaqësinë të njoftojë se Java Amerikane do të zhvillohet nga 15 maj deri në 21 maj.

Kemi organizuar një javë plot me muzikë, kulturë dhe argëtim amerikan, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Ambasada e SHBA-së njofton se të gjitha aktivitetet janë pa pagesë dhe të hapura për publikun.

Jemi veçanërisht të gëzuar që do të sjellim bandën e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara “Touch ‘n Go” në Shqipëri, për koncerte në Tiranë dhe në Shkodër. Shihni kalendarin e plotë për datat dhe orën e aktiviteteve.

Ejani të festoni 100 vjet miqësi me ne gjatë Javës Amerikane! Shpresojmë t’ju shohim aty.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy