Aktivitete nëpër Shqipëri/ Nis java Kulturore Austriake

Aktivitete nëpër Shqipëri/ Nis java Kulturore Austriake

Në kuadër të javëve kulturore ndërkombëtare, ka nisur mbrëmë java Kulturore Austriake me ekspozitën “Kioska” të Robert Pichler dhe koncertin e grupit "Viech" në Qendrën Kulturore “Tulla”.

Sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti, kjo jave do të jete me një larmi aktivitetesh, që nuk ndalen vetëm tek ato artistike, por shkojnë përtej.

Do të kemi ekspozita, që nuk përcjellin vetëm kënaqësi estetike, por ngrenë edhe pikpyetje mbi zhvillimin e shoqërisë; do të kemi koncerte, por edhe aktivitete sportive, që ftojnë dashamirësit e futbollit e të biçikletave; por edhe leksione e diskutime të hapura mbi politikën, mbi letërsinë që bart mesazhe të forta mbi njeriun në shoqëri tranzicioni; pa lënë mënjanë aktivitetet mbi teknologjinë, duke tërhequr veçanërisht vëmendjen e të rinjve.

Teksa synimi i MK ka qenë që Javët Kulturore të mos stacionoheshin vetëm në Tiranë, po të udhëtonin nëpër Shqipëri, Java Austriake me aktivitetet e saj shkon edhe në Shkodër, Durrës e Vlorë.

Ministrja Margaritit, i ka shprehur falënderime ambasadorit të Austrisë në Tiranë, z. Christian Steiner për bashkëpunimin dhe dashurinë që ka për vendin tonë, që e ka shtyrë të mësojë edhe shqipen; si dhe stafin që punon pa u lodhur për mbarëvajtjen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy