Ferrari: Masa ligjore ndaj një pronari të “Superfast 812”, për postimet në Instagram (FOTO)

Ferrari: Masa ligjore ndaj një pronari të “Superfast 812”, për postimet në Instagram (FOTO)

Me sa duket, Ferrari po kërcënon pronarin e një “Superfast 812” me veprime juridike për postimet me “shije të keqe” në “Instagram”.

Sipas një letre të dërguar nga një firmë ligjore që përfaqëson “Ferrari”-n, sjellja e Plein është "e paligjshme, e padrejtë dhe e dëmshme" për imazhin e markës.

Në kohët që kanë ardhur është e qartë se paratë nuk garantojnë gjithmonë shijen e hollë, aq e qartë sa “Ferrari” me sa duket po i merr gjërat në duart e veta me një klient veçanërisht, hëm… shprehës. Një stilist i mirënjohur i modës gjermane, mendohet të jetë në mes të një beteje me prodhuesin italian, pasi kompania nuk pajtohet me sensin e tij tw stilit, ashtu siç portretizohet në llogaritë e tij në mediat sociale, veçanërisht në “Instagram”.

Philipp Plein postoi foton e një "letre dashurie" të dërguar nga bashkëpunëtorët në Orsingher Ortu, një firmë ligjore me qendër italiane që mendohet se përfaqëson “Ferrari”-n, e cila i kërkon atij që të heqë disa foto të tij, sendet e tij dhe të blertën e tij jashtëzakonisht feksëse nw “812 Superfast” nga llogaria personale e “Instagrami”-t brenda një afati kohor prej 48 orësh. Arsyeja? Me sa duket, “Ferrari” nuk pajtohet me paraqitjen e stilit të tij të jetës dhe shijen e çuditshme për modën.

"Në fotot tuaja, simbolet dhe makinat e modelit “Ferrari” shoqërohen me një mënyrë jetese krejtësisht në kundërshtim me perceptimin e markës “Ferrari”, në lidhje me interpretues që bëjnë aludime seksuale dhe përdorimin e makinave “Ferrari” në një mënyrë që është krejtësisht pa shije", thuhet në një letër që mendohet se është dërguar nga firma.

"Sjellja dëmton reputacionin e simboleve të “Ferrari”-t dhe i shkakton vetë Ferrari”-t dëme të mëtejshme materiale. Në fakt, lidhja e padëshiruar midis simboleve të “Ferrari”-t nga njëra anë, dhe linjës së këpucëve të “Philipp Plein” (dhe mënyrës së diskutueshme në të cilën ato promovohen) nga ana tjetër, ndërhyjnë negativisht në të drejtat që gëzojnë licencat e zgjedhura të “Ferrari”-it."

Firma ligjore vazhdon duke thënë se "Ferrari”, më tej, këtë sjellje të paligjshme, të padrejtë dhe të dëmshme do ta çojë në vëmendjen e Gjykatave", nëse fotot nuk hiqen brenda afatit të kërkuar.

Plein ka foto të shumta të atleteve të tij me ngjyra të çuditshme, të grave të veshura me bikini, dhe madje edhe vetë duke pozuar pranë “812 Superfast”-it të tij dhe deri më tani nuk ka pranuar t’i heqë fotografitë.

Si përfundim, ende nuk kuptohet se pse “Ferrari” ka përveshur mëngët mbi këtë çështje. Siç ka vënë në dukje edhe Jalopnik, kjo është mënyra e jetesës për mjaft pronarë të “Ferrari”-t. Po të kthehemi pas, në dekadat kur “Ferrari” nisi të shiste 250 modele krejt të reja, këto makina shpesh shoqëroheshin e shfaqeshin edhe me bollëkun e jetëve të pronarëve të tyre. Një klasik i “Ferrari 250” që dilte në ankand në “Pebble Beach” ishte në pronësi të një "playboy" të njohur Italian, i cili, nëse do të ishte gjallë sot, ndoshta do t’i kishte treguar paratë e tij në një mënyrë të ngjashme.

“Ferrari” ende nuk ka bërë komente mbi këtë çështje. /Drive/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy