8-9 Gusht/ “Çeço Fest” rikthehet në Kalanë e Gjirokastrës me muzikë elektronike

8-9 Gusht/ “Çeço Fest” rikthehet në Kalanë e Gjirokastrës me muzikë elektronike

Për të gjashtin vit radhazi, “Çeço Fest” rikthehet më 8 dhe 9 gusht në mjediset magjike të Kalanë së Gjirokastrës, duke sjellë dy netë të paharrueshme me muzikë elektronike dhe atmosferë elektrizuese.

Superfestivali që tashmë është kthyer në një pikëtakim të të rinjve dhe adhuruesve të muzikës elektronike, vjen këtë vit me një lineup të përzgjedhur DJ-sh dhe artistësh nga skena kombëtare dhe ndërkombëtare, për të ofruar një eksperiencë plot energji, ritëm dhe dritë.

Duke filluar nga mbrëmja e sotme, “Çeço Fest” shndërron kalanë historike në një skenë të gjallë muzikore, ku ritmet moderne përplasen me historinë dhe gurët e lashtë të Gjirokastrës, për të krijuar një përvojë unike për të gjithë pjesëmarrësit.

“Çeço Fest” do të sjellë muzikë pafund, dritë dhe atmosferë elektrizuese në zemër të qytetit të gurtë, ku tradita takohet me ritmet moderne për një përvojë që nuk duhet humbur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy