29 prill- 3 maj/ Borshi mirëpret “South Outdoor Festival”

29 prill- 3 maj/ Borshi mirëpret “South Outdoor Festival”

Edhe këtë vit do të mbahet në jug të Shqipërisë, në bregdetin e Borshit, festivali “South Outdoor Festival”, ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ky aktivitet i cili do të mbahet nga 29 prilli deri në 3 maj, ka për qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot videon promovuese të këtij aktiviteti që mbledh turistë të shumtë vendas e të huaj.

Vera po afron e bashkë me të vjen “South Outdoor Festival” nga 29 prilli deri më 3 maj në Borsh. Sporte, lojëra, muzikë, panaire lokale, kulinari tradicionale dhe surpriza të tjera. 

Turistët vendas dhe të huaj si dhe të rinjtë do mund të shijojnë në këtë festival aktivitete sportive në natyrë, lojëra, argëtime por edhe ture kulturore e mbrëmje festive, të gjitha këto nën shijen e kuzhinës tradicionale dhe pamjeve magjepsëse të Jugut.

Ky është edicioni i pestë i këtij festivali që zhvillohet në vendin tonë dhe tashmë është kthyer në traditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy