“Të jetosh në pandemi”/ Ndahen çmimet e Festivalit Letrar “Tirana Gate 2020”

“Të jetosh në pandemi”/ Ndahen çmimet e Festivalit Letrar “Tirana Gate 2020”

Është zhvilluar sot në Tiranë, edicioni i gjashtë i seksionit të dytë për krijuesit e rinj, “Tirana Gate 2020”, një organizim kulturor,  gjatë së cilës u ndanë çmimet për fituesit në prozë, poezi dhe ese.

Ky festival zhvillohet në Shqipëri që nga viti 2015 dhe në të kanë marrë pjesë rreth 600 krijues të rinj ndër vite në prozë, poezi dhe ese. Pjesëmarrja në këtë festival ka qenë mjaftë e gjerë si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Për fituesit e këtij edicioni u ndanë çmime dhe gjithashtu nga një antologji ku aty do jenë të përfshirë krijuesit më të mirë të këtij edicioni dhe fituesit më të mirë të festivaleve nga 2015 deri në 2020.

Juri e këtij festivali përbëhej nga shkrimtar, publicist, gazetarë  si Ana Kove, Ylljet Alicka, Arben Andoni etj.

Fituesit e këtij edicioni janë:

Poezi-Benjamin Krasniqi me “Dashuri në kohë Covid-i”

Prozë-Fatime Kalaja me “Të jetosh në pandemi”

Ese-Alban Tufa me “Dhuratë botës një vëllim me Tregime”.

Aktiviteti i zhvilluar sot u mundësua nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy