Ndërron jetë aktori italian, Francesco Nuti

Ndërron jetë aktori italian, Francesco Nuti

Aktori italian, Francesco Nuti, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Romë. Ai ishte 68 vjeç dhe prej disa kohësh ishte i sëmurë. Lajmin e bëri të ditur vajza e tij, Ginevra, së bashku me familjarët, të cilët falënderuan sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që e kanë trajtuar aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes, në veçanti stafin e Villa Verde në Romë. Nuti prej disa vitesh jetonte në shtëpinë e të moshuarve Villa Verde ku edhe vdiq sot. Nuti, prej disa kohësh ishte larguar nga skena për arsye shëndetësore por mbetet një nga fytyrat më të njohura dhe më të dashura të kinematografisë dhe argëtimit italian. Nuti u dha jetë personazheve të karakterizuar nga një kadencë e theksuar dialektore, të cilët luanin në përpjekjen për të rifituar rolin dominues brenda çiftit. Komeditë e tij brilante me tone të paqarta surrealiste patën një sukses të jashtëzakonshëm në vitet '80. Në Shqipëri ai mbahet mend sidomos për rolet në “Karuzo Paskoski me baba polak” dhe “I gjithë faji është i parajsës”. Si kënëgtar, ai ka marrë pjesë edhe në Sanremo, në 1988. Por fundi i viteve ’90 nuk do të kishte suksesin e jashtëzakonshëm të dekadës pararendëse, ndaj kjo i shkaktoi Nutit një depresion të thellë dhe probleme me alkoolizmin, madje edhe një tentativë për vetëvrasje. Në prag të kthimit në set, më 3 shtator 2006, ai u rrëzua nga shkallët e shtëpisë së tij duke goditur kokën; çka i shkaktoi një hematomë të kafkës, e cila e çoi në koma për më shumë se dy muaj. Ai u transferua në spitalin Versilia në Lido di Camaiore (Lucca), një qendër e specializuar në rehabilitimin neuromotor. Në shkurt të vitit 2009 u kthye në shtëpinë e tij në Prato, i ndihmuar nga vëllai i tij Giovanni, mjek dhe kompozitor, bashkëpunëtor i tij në disa filma. Nutti nuk ishte më i njëjti: me vështirësi të rënda në gjymtyrë dhe në të folur, ai u detyrua ta jetojë pjesën tjetër të jetës në një karrocë me rrota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy