Përkujtohet në ditën e vdekjes, artisti poliedrik Kolë Idromeno

Përkujtohet në ditën e vdekjes, artisti poliedrik Kolë Idromeno

Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar në 84 vjetorin e vdekjes, mjeshtrin e pikturës shqiptare, Kolë Idromeno.

Kol Idromeno lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër . Ai ishte artist; piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, muzikant, kompozitor këngësh popullore, operatori i parë i filmave dokumentarë në Shqipëri, që më 1912. Thuhet se familja e tij ishte nga më të njohurat e Pargës në Çamëri.

I ati, Arsen Idromeno, kishte ardhur në Shkodër nga ishulli Hidro i banuar nga arbëreshët e Greqisë.

Kola filloi të pikturonte që kur ishte fëmijë; mësime për vizatim i mori duke qëndruar pranë fotografit të njohur të qytetit, Pietro Marubi, i cili e ndihmoi Kolën për të ndjekur studime për pikturë në Venecia.

Por, i pa mësuar me disiplinën në shkollë, pas 6 muajsh, Kola braktis mësimet pas dhe fillon të punojë pranë piktorëve dhe artistëve vendas.

Kur kthehet në Shkodër. 1871, ai realizon pikturat e para; një prej të cilave "12 luftëtarët e Pargës në lundër" në përkujtim të largimit të paraardhësve nga Parga drejt Himarës.

Në vitin 1883, Idromeno realizon veprën "Motra Tone", portreti i parë psikologjik i pikturës realiste të periudhës së rilindjes shqiptare.

 Nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, pikturat e Idromenos u shfaqën në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare si në Budapest, Romë, Bari, Nju Jork etj.

Fusha të tjera ku Idromemo spikat janë skulptura dhe arkitektura - me rreth 60 ndërtime private e publike në Shkodër të projektuara prej tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy