Në Muzeun e Ikonografisë në Berat çelet ekspozita Fotografike “Ikonat Mariane në Muzeun Historik Kombëtar”

Në Muzeun e Ikonografisë në Berat çelet ekspozita Fotografike “Ikonat Mariane në Muzeun Historik Kombëtar”

Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat, çeli sot në Berat, ekspozitën fotografike “Ikonat mariane në Muzeun Historik Kombëtar".

E çelur në ambientet e Muzeut Kombëtar të Ikonografisë “Onufri” në Berat, kjo ekspozitë sjell pranë publikut disa prej veprave më të rëndësishme të ikonografisë shqiptare, kushtuar Shën Mërisë.

Drupal Ad

Në ekspozitë shpalosen foto të ikonave të realizuara nga mjeshtrit e mëdhenj si Onufri, David Selenica, Onufër Qiprioti, Joan Athanasi, Mihal Anagnosti dhe Diço Zografi, duke treguar madhështinë dhe delikatesën e artit të tyre.

Ikona “Shën Maria me Krishtin” zë një vend të veçantë, duke na treguar përmes kompozimeve të ndryshme përkushtimin dhe frymëzimin hyjnor të artistëve.

Po aq tërheqëse janë edhe “Dyert e Bukura”, me skenën mbresëlënëse të “Ungjillëzimit të Hyjlindëses”, një kryevepër që simbolizon momentin e shenjtë të artit dhe besimit.

Kjo ekspozitë është një mundësi e jashtëzakonshme për publikun e Beratit dhe vizitorët që të zbulojnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore që na lidh me rrënjët tona bizantine.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy