Mbahet në Lushnje Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore

Mbahet në Lushnje Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore

Lushnja mirëpriti grupet artistike të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore, në datat 24 dhe 25 qershor, në edicionin e 11 të tij duke gjallëruar kështu jetën kulturore të qytetit.

Ky event bashkon mbi 12 grupe folklorike anembanë vendit por edhe grupe nga Kosova duke përcjellë larminë e valleve sipas krahinave dhe veshjeve tradicionale.

Sot në natën e dytë do te marrin pjesë Grupi i Kolonjës, grupi i qarkut Fier, shoqata Shën Kozmai Finiq, Qarku Berat, Dibër, si dhe nga disa krahina të Kosovës.

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore u zhvillua për herë të parë në vitin 2006 në qytetin e Lushnjës dhe mbetet një traditë e bukur e organizimit nga Bashkia Lushnje dhe Ministria e Kulturines per vite me radhë.

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale bën me dije se në përfundim të festivalit do të jepen dhe çmimet për pjesëmarrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy