Nuk pati as ceremoni, as dalje ne skenë, por gjithçka u bë online. Nga votimet tek shpallja e më të mirëve të edicionit të 16-të të Akademisë Kult.
184 u bënë pjesë e jurisë përmes një platforme online, ku u bë përzgjedhja mes botimeve, festivaleve, shfaqjeve apo ekspozitave që u sollën në skenë apo në ambiente të ndryshme të artit në vend gjatë 2019-s. Këtë vit pjesë e Çmimeve “KULT” ishin 11 kategori arti, për të cilat u shpallën fituesit mes 66 artistëve të nominuar: Artisti Pamor i Vitit, Libri Artistik i Vitit, Libri Studimor i Vitit, Përkthimi më i Mirë i Vitit, Regjisori më i Mirë i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Balerini i Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Kënga e Vitit.
Lista e plotë e fituesve:
Fituesit e Çmimeve KULT 2020
1. KËNGA E VITIT:
Marsela Çibukaj – "Thërrime Dashurie"
2. INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:
Ivana Hoxha – Azucena tek opera “Trovatore”
3. BALERINI/A I/E VITIT:
Lori Bala dhe Rovena Shqevi – Baleti “Annunciation” nga Angjelin Preljocaj
4. INSTRUMENTISTI I VITIT:
Klajdi Sahatçi – Violinë, Mendelson & Brams, Koncert me Orkestrën Simfonike të RTSH
5. AKTORJA E VITIT:
Ema Andrea – Ljubov Andrejevna tek “Kopshti i Qershive”
6. AKTORI I VITIT:
Indrit Çobani – Belize’ tek “Engjëjt e Amerikës”
7. REGJIA E VITIT:
Arben Kumbaro – “Engjëjt e Amerikës”
8. LIBRI ARTISTIK I VITIT:
Tom Kuka – Me Romanin “Ora e Ligë”
9. LIBRI STUDIMOR I VITIT:
Artan Fuga – “Shoqëria Piramidale”
10. PËRKTHIMI I VITIT:
Mira Meksi – “100 Vjet Vetmi” të Miguel Garcia Markez
11. ARTISTI PAMOR I VITIT:
Gazmend Leka – Pikturë, Ekspozita “Dhoma e Hapave të Humbur”



