21-29 qershor nga Tirana në Vlorë/ Nis Java Kulturore Braziliane

21-29 qershor nga Tirana në Vlorë/ Nis Java Kulturore Braziliane

Javët kulturore Ndërkombëtare sjellin për herë të parë në Shqipëri edhe Javën Kulturore Braziliane.

Nga datat 21 deri më 29 qershor nga Tirana në Vlorë do të organizohen shfaqje filmash, koncert harqesh, aktivitete letrare dhe muzikore për ta përmbyllur me Karnavalet Braziliane, një traditë e njohur në mbarë botën.

Drupal Ad

 

 

 

Java Kulturore Braziliane do të çelet me Natën Poetike Braziliane, e cila është një përvojë e rrallë që ndërthur bukurinë e poezisë dhe prozës me tingujt e përkryer të pianos.

Gjatë kësaj nate speciale, publiku do të përjetojë letërsinë braziliane me lexime në shqip dhe portugalisht nga autorë të njohur si Hilda Hilst, Fernando Pessoa dhe Machado de Assis.

Një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar kulturën e pasur braziliane dhe për të shijuar një kombinim magjik të fjalës dhe muzikës.

Më 24 qershor do të mbahet koncerti i harqeve “Camerata Balcanica”, ku do të performohet një program që përfshin disa nga pjesët më të bukura të muzikës braziliane.
Ky grup i talentuar muzikantësh nga Ballkani Perëndimor do të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme muzikore me kompozitorët brazilianë Carlos Gomes dhe Heitor Villa-Lobos.

Më 25 qershor, në kinema “Millenium” do të shfaqet filmi brazilian “Behind the Sun”.

Filmi i vitit 2001 “Behind the Sun” realizuar me regji të Ëalter Salles dhe frymëzuar nga “Prilli i Thyer” i Ismail Kadaresë, trajton jetën e një familjeje të varfër në Brazilin rural.

Ato që priten më me shumë entuziazëm janë karnavalet Braziliane që do të organizohen mbrëmjen e 29 qershorit, në Lungomaren e Vlorës nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Karnavalet Braziliane do të sjellin për publikun një performancë e mrekullueshme, duke përfshirë perkusionistë të talentuar brazilianë, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të disiplinës “Capoeira” që me lëvizjet e tyre do të na tërheqin në botën ritmike të karnavaleve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy