115 vjet nga hapja e Shkollës Normale/ Hapet ekspozita “Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar”

115 vjet nga hapja e Shkollës Normale/ Hapet ekspozita “Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar”

Në kuadër të 115 vjetorit nga Kongresi Kombëtar i Elbasanit dhe Hapja e Shkollës Normale, sot në Sheshin e Kishës "Shën Mëria" në Elbasan hapet një ekspozitë fotografike dhe dokumentare.

Muzeu Historik Kombëtar dhe Bashkia Elbasan organizojnë një ekspozitë të veçantë fotografike dhe dokumentare me titull “Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar” në nder të 115-vjetorit të Kongresit të Elbasanit dhe hapjes së Shkollës Normale!

Na bashkohuni pranë godinës ku u mbajt Kongresi i Elbasanit për të përjetuar këtë udhëtim historik dhe për të mësuar më shumë rreth trashëgimisë sonë kulturore.

Ekspozita paraqet rrugëtimin historik të shkrimit të gjuhës shqipe dhe momente kyçe nga Kongresi i Elbasanit, si dhe nga Shkolla Normale, e para shkollë kombëtare e hapur në këtë qytet.

Ekspozita është përgatitur nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Arkivin Digjital të Elbasanit dhe çelet në orq 10:00. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy