Dhuratat e fundvitit/ Toçi e Tafa: Titujt që ju mbërthejnë gjatë ditëve të festave  (VIDEO)

Dhuratat e fundvitit/ Toçi e Tafa: Titujt që ju mbërthejnë gjatë ditëve të festave (VIDEO)

Në studion e MCN Informacion, botueset Vasilika Tafa dhe Irena Toçi propozuan disa tituj për t’u lexuar apo dhuruar në festat e fundvitit. Ato diskutuan edhe mbi problematikat e librit dhe tregut të tij në Shqipëri. 

 

Irena Toçi 

Fatos Kongoli shumë i dashur për lexuesit. “Lëkura e qenit” ishte shumë i kërkuar në këtë panair. 

“Kopshtari dhe vdekja” nga George Gospodinov. Është libër i përkthyer në shumë gjuhë të botës. Është një lexim i domosdoshëm për të njohur letërsinë e mirë bashkëkohore. Është një nga leximet më të bukura që mund të bëjë dikush gjatë ditëve të dimrit.  

“Qeni dhe kontrabasi” nga Sasha Iliç, nën përkthimin e Ben Andonit. Ky është një nga librat që ka marrë çmimin më të madh që jep Serbia. Shpresoj që autorin do ta kemi së shpejti në Shqipëri. 

 

 

Vasilika tafa

Ka libra që ndonjëherë në panair rrinë të heshtur. Po ndodh që nëse dikush e ka blerë fillon e qarkullon fjala. 

Kemi letërsi të mirë, e cila duhet të përkthehet në anglisht dhe frëngjisht. 

Ne si botues duhet të kultivojmë shijen. Lexuesit duhet t’i sjellim vepra shumë të mira. Mendoj që sfidat në botimin shqip janë të mëdha. Nëse do të kishte politika të qarta në shpërndarjen e librit, botuesit do të ishin në vëmendje të lexuesve. Libri në shitje ka vështirësi. Por është detyrë e çdo bashkie të ketë vëmendje të shtuar ndaj bibliotekës së qytetit të vet. Si shoqëri kemi nevojë të lexojmë. Libri do të ndikojë në jetën tonë. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy