
Ambasadorja e Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Albana Dautllari nënshkroi me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, Bjorn Berge, “Konventën e Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila e ka cilësuar këtë si një lajm të mirë për kinematografinë shqiptare.
Konventa siguron një bazë ligjore dhe financiare për bashkëprodhimin e filmave me metrazh të gjatë që përfshijnë kompani prodhimi të krijuara në tre ose më shumë shtete palë.
Shqipëria është vendi i 35-të që ka nënshkruar Konventën e Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik.



