Një hap më pranë Oscar-it/ Një film kosovar fiton çmimin kryesor në "Hamptons Film Festival"

Një hap më pranë Oscar-it/ Një film kosovar fiton çmimin kryesor në "Hamptons Film Festival"

Një produksion kosovar nderohet me çmim në SHBA. Filmi i regjisores Lendita Zeqiraj, “Gardhi”, ka fituar çmimin “Best Narrative Short Film” në Hamptons Film Festival në SHBA, duke iu ofruar edhe më shumë mundësisë për t’u nominuar për OSCAR, raporton “Zëri”.

“Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia dhe është mbështetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France dhe nga Komuna e Prishtinës.

Në rolet kryesore janë Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula etj.

Ky nuk është çmimi i parë jashtë vendit për filmin “Gardhi”. Në qershor të këtij viti, ai triumfoi në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër.

Palm Springs International ShortFest & Film Market është festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën veriore, me më shumë se 5000 aplikime çdo vit, nga 100 shtete të ndryshme të botës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy