Përkujtohet në përvjetorin e vdekjes, Odhise Paskali, babai i skulpturës shqiptare

Përkujtohet në përvjetorin e vdekjes, Odhise Paskali, babai i skulpturës shqiptare

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot 13 shtatorin e vitit 1985, ditën kur u nda nga jeta skulptori Odhise Paskali, akademik e “Nderi i Kombit”.

Paskali u edukua në degën e skulpturës në Universitetin e Torinos, ku i përmbylli studimet në vitin 1927. Me t’u kthyer në Tiranë, do të hidhte themelet e skulpturës shqiptare, duke u shquar në veçanti për realizimet e karakterit monumental.

Odhise Paskali ia kushtoi jetën zhvillimit të artit në Shqipëri. Skulpturat e tij monumentale janë vendosur në sheshet e qyteteve kryesore të vendit. Grafikat e realizimeve të tij janë përdorur në pasaportën shqiptare, në monedha, në pulla postare, në kartolina dhe në publikime qeveritare.

Në vitet 1947-1953, kreu detyrën e mentorit në Liceun Artistik. Në vitin 1951 u përzgjodh si anëtar i delegacionit kulturor që vizitoi Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1957 u caktua në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve. Përtej skulpturës, Paskali njihej edhe si poet, eseist, përkthyes, botues dhe akademik.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar fotografi dhe disa prej skulpturave të punuara prej Paskalit, si “I urituri”, “Luftëtari kombëtar”, “Njeriu”, “Ismail Qemali”.

Gjithashtu edhe foto të letrës që Paskali i ka dërguar nga Torino, Zef Noraçit, për ta informuar se po merrej me punimet e pllakës së varrit të Ismail Qemalit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy