Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për fëmijë deri më 10 qershor mirëpret fëmijët në Berat

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për fëmijë deri më 10 qershor mirëpret fëmijët në Berat

Fëmijë nga qytete të ndryshme të vendit po marrin pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit për fëmijë “1 mbi 1 dritaret”, që po zhvillohet në qytetin e Beratit nga 1-10 qershor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky festival, që është shfaqja më e madhe teatrale me qëllim promovimin e qyteteve shqiptare.

Tradita dhe kultura shqiptare po shpaloset hijshëm nga artistët e vegjël, në turin 10 ditor të festivalit teatror “Një Mbi Një Dritaret”, me koncerte dhe aktivitete argëtuese që kanë nisur prej 1 qershorit e do të vijojnë për disa ditë me radhë në qytetet kryesore të vendit.

Artdashësit e vegjël beratas po shijojnë performancat e magjishme të artistëve nga qytete të ndryshme të vendit në kalanë e qytetit.

Ky është viti i dytë që zhvillohet ky festival, i cili bën të mundur edukimin e fëmijëve nëpërmjet teatrit, duke shkëmbyer kështu kulturën dhe traditat e qyteteve të ndryshme dhe trevave shqipfolëse jashtë kufijve, nën moton “Berati Qyteti i Fëmijëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy