Koncert simfonik në TKOB/ “Dolci baci” nesër për Shën Valentinin

Koncert simfonik në TKOB/ “Dolci baci” nesër për Shën Valentinin

"Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, atëherë luaje” me “Dolci baci”!

Kjo është thirrja që bën Teatri i Operas dhe Baletit, me anë të së cilës fton në koncertin simfonik vokal që do të mbahet nesër me rastin e festës së Shën Valentinit, nga të rinjtë e Konservatorit të Salernos dhe të TKOB-së.

“Kupidi i Dashurisë” do të prekë emocionet njerëzore, nëpërmjet arieve më të njohura si “L’elisir d’amore”, “Madama Butterfly”, “Magic Flute” e të tjera.

Ky 14 shkurt do të shënojë bashkëpunimin e radhës mes TKOB dhe Konservatorit Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci”, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga maestro Vakhtang Gabidzashvili e ndjekur nga talenti i veçantë i solistëve lirikë.

Koncerti simfonik vokal në TKOB, mbahet nesër me fillim në ora 19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy