Në ndjekje të Banksy-t, videoja që ngriti dyshime

Në ndjekje të Banksy-t, videoja që ngriti dyshime

Thashethemet që ishin përhapur në internet dhe në disa tabloide britanike sipas të cilave artisti misterioz i rrugës, Banksy, më në fund ishte përjetësuar në një video të xhiruar nga një kalimtar në mes të ditës përpara ndërtesës ku pikturoi veprën e fundit janë hedhur të gjitha poshtë. Muralja e fundit e Banksy-t është bojë jeshile e spërkatur në murin e bardhë, para të cilit qëndron një pemë me degë të krasitura dhe të zhveshura.

Mediat në Mbretërinë e Bashkuar dhanë indikacione se personi i filmuar ishte kontraktori 67-vjeçar i ndërtesave, George Georgiou, siç konfirmoi vetë ai.

Sipas Sun, e cila ka kryer një sërë hetimesh, ai është babai i pronarit të ndërtesës dhe është filmuar teksa po bënte punime për të mbrojtur veprën e artit.

Gjithçka nisi kur një banor i Londrës pohoi se një nga njerëzit e pranishëm gjatë krijimit të muralit mund të kishte qenë vetë Banksy: një nga individët që punonte në këtë vepër kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Robin Gunningham, njeriun që shumë besojnë se është Banksy.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy