
Për të gjithë ata, që duan të shijojnë muzikën e bukur të Puçinit dhe dashuritë e mëdha dhe të papriturat e jetës, ‘La Boheme’, rivjen në Teatrin e Operas dhe Baletit
Solistët, Kori, Kori i Zërave të bardhë dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, do të risjellin “La Boheme-ën” e Puccini-t, nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli, dhe asistent dirigjentit: Niccolo Jacopo Suppa.
Me regji të Ada Gurrës, skenografi të Renold Sulës dhe kostumografi të Ardi Asllanit, si dhe me artistë të TKOB-së e miq të njohur ndërkombëtarisht, kjo opera vjen përgjatë datave 11-12 dhe 16 deri në 19 prill., ora 19:00.



