Luvri i huazon metopen e Parthenonit Athinës (FOTO)

Luvri i huazon metopen e Parthenonit Athinës (FOTO)

Franca ka rënë dakord t'i japë hua Greqisë një metope, pjesë e gdhendur të Parthenonit, të ruajtur në Luvër, për vitin 2021, vit në të cilin festohet 200-vjetori i luftës Greke të pavarësisë. Presidenti francez Emmanuel Macron e ka pranuar kërkesën nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për këtë qëllim. Metopa do të ekspozohet në muzeun e Akropolit. Si shpërblim, Greqia do t’i huazojë Francës punime antike bronzi të shumta, të cilat do të ekspozohen për herë të parë në Luvër.

Parthenoni kishte 92 metope: 28 të rregulluara në anën lindore dhe perëndimore dhe 32 në secilën nga dy anët e tjera. Shumica janë shkatërruar: një është në muzeun e Akropolit, një në Luvër dhe 14 të tjerë janë në Muzeun Britanik në Londër. Për dekada të tëra, Greqia i ka kërkuar Britanisë të kthejë ato që quhen “mermeret e Parthenonit”. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy