Nis 'Java Kulturore Kroate'/ Aktivitetet muzikore, kulturore e historike deri më 20 nëntor

Nis 'Java Kulturore Kroate'/ Aktivitetet muzikore, kulturore e historike deri më 20 nëntor

Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, publiku në Tiranë do të ketë mundësinë të përjetojë katër ditë kroate, të pasura me muzikë, film, trashëgimi kulturore dhe reflektim intelektual, duke forcuar edhe më tej lidhjet mes Kroacisë dhe Shqipërisë.

Artdashësit do të zbulojnë Kroacinë përmes koncerteve muzikore, shfaqjeve filmike, aktiviteteve filozofike dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore kroate, në një program të larmishëm që synon të promovojë dialogun dhe afërsinë mes dy vendeve.

Më 18 nëntor, në orën 20:00, në Qendrën e Artit “Agimi”, do të shfaqet filmi “A Blue Floëer” nën regjinë e Zrinko Ogresta. Filmi ndjek historinë e Mirjanës në prag të 20-vjetorit të punës së saj, duke shndërruar një ditë të zakonshme në një udhëtim emocional përmes shtresave të jetës. Ngjarja lidhet me 18 nëntorin, Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Luftës për Atdheun në Kroaci (1991–1995), duke sjellë një reflektim për kujtesën dhe sakrificën. 

Më 19 nëntor, në orën 13:00, në Bibliotekën Kombëtare, Qendra “Sotir Kolea”, do të hapet ekspozita e dedikuar Ditës së Kravatës, një nga simbolet më të njohura të identitetit kroat. Pas ekspozitës, 15 anëtarë të Regjimentit të Kravatës nga Zagrebi do të zhvillojnë një marshim solemn nga Qendra “Sotir Kolea”, përgjatë Pedonales, Sheshit Skënderbej dhe bulevardit kryesor, deri në Sheshin Italia, të veshur me uniforma ceremoniale dhe të shoqëruar nga ritmi i daulleve.

Më 20 nëntor, në orën 18:30, në Europe House, do të mbahet ligjërata “Ndërtimi i një Evrope të Paqes: Roli i Kroacisë”, e mbajtur nga Prof. Pavo Barišić, filozof dhe akademik kroat, si dhe President i Unionit Ndërkombëtar Panevropian. Ai do të trajtojë dimensionet filozofike, politike dhe historike të Bashkimit Evropian dhe kontributin e Kroacisë në zhvillimin e tij.

Java Kulturore Kroate sjell një program të pasur artistik dhe kulturor që reflekton shpirtin krijues të Kroacisë, duke afruar edhe më shumë dy vendet përmes artit, historisë dhe dialogut kulturor.

Në të gjitha aktivitetet e kësaj jave, deri më 20 nëntor, hyrja do të jetë e lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy