
“Freedom” është kënga e re e këngëtarit të njohur italian, të dashur edhe pëtr publikun shqiptar, Zucchero që do të dalë në treg më 4 tetor. Një këngë, e shkruar së bashku me artistin britanik Rag'n'Bone Man, me një tingull të rafinuar dhe ndërkombëtar, produkt i një studimi të ri muzikor që përzihet me stilin tradicional Fornaciari. “Freedom” i paraprin albumit “D.O.C” që do të publikohet në të gjithë botën më 8 nëntor (Polydor / Universal Music), me 11 këngë dhe 3 këngë bonus. Albumi do të jetë në dispozicion në 3 versione: CD, Dopio Vinil dhe në një botim të kufizuar vinil të portokalltë. /Ansa/



