Eddie Murphy rikthehet në "Saturday Night Live" pas 35 vjetësh

Eddie Murphy rikthehet në "Saturday Night Live" pas 35 vjetësh

Grupi i parë prezantuesve të "Saturday Night Live" të NBC-së përfshin dy emra të rinj dhe një rikthim pas shumë vjetësh.

Phoebe Waller-Bridge, e nominuar nga “Emmy” dhe krijuese e "Fleabag" të Amazon do të prezantojë episodin e 5 tetorit, me të ftuar këngëtaren Taylor Swift.

David Harbour, i cili njihet për rolet në "Stranger Things" të Netflix dhe në filmin e ardhshëm të Marvel "Black Widow", do të prezantojë episodin e 12 tetorit me të ftuar Camila Cabello.

Komediani Eddie Murphy do të paraqitet në episodin e sezonit festiv më 21 dhjetor, duke shënuar herën e tij të parë si prezantues i “SNL” që kur përfundoi shfaqjen e tij më 1984. I ftuari muzikor për episodin e tij nuk është njoftuar ende.

“SNL” fillon sezonin e 45-të tij më 28 shtator me prezantues Woody Harrelson dhe të ftuar muzikor Billie Eilish. Kristen Stewart do të prezantojë episodin e 2 nëntorit, por i ftuari muzikor nuk dihet ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy