
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që materniteti “Mbretëresha Geraldinë” t’i nënshtrohet rikonstruksionit.
Godina është shpallur monument kulturë e kategorisë së dytë, vendim që është marrë që më 5 mars të vitit 2007. Projekti është marrë përsipër nga Instituti i Ndërtimit, dhe pretendohet që të kryhet për 36 muaj.
Ndërkohë sot Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar shembjen e fasadën së maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ në bulevardin ‘’Zogu i Parë’’.
Arkitektja Doriana Musai thotë se projektues është Instituti i Ndërtimit, ndërkohë po kryen punime në një godinë e cila konsiderohet monument kulture e kategorisë së dytë dhe sipas ligjit në të nuk duhet të ndërhyhet pasi është në mbrojtje të Ministrisë së Kulturës.
Me gjithë këtë nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga Ministria e Shëndetësisë dhe as nga Ministria e Kulturës, për të shpjeguar se përse një pjesë e godinës “monument kulture e kategorise së dytë” është shembur.



