Leka: Fetë janë mbivendosur te njëra tjetra. Shqiptarët ruajnë gjuhën e parë fare, të gjithë e kanë latuar

Leka: Fetë janë mbivendosur te njëra tjetra. Shqiptarët ruajnë gjuhën e parë fare, të gjithë e kanë latuar

Piktori Gazmend Leka thotë se duke qenë se Bibla, Kurani dhe gjithë librat e tjerë janë historik, flasin për personazhe të vërtetë, por se “unë kam historinë time”.

Se Abrahami apo të tjerë., kanë ardhur për popujt e tyre, nuk kanë ardhur për të gjithë popujt.

Këtu u përhap me shpejtësi të madhe dhe kristianizmi dhe myslimanizmi. Unë kam fenë time origjinale, që feja e shqiptarit është shqiptaria.

Nuk e ka thënë kot për patriotizëm. Duket si utopi që në shekullin e XXI kur njerëzit po shkojnë në mars, ti krijon librin tënd të shqiptarisë.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Leka shtoi se të gjitha fetë janë mbivendosur mbi njëra tjetrën.

Ai ngriti si shqetësim që pjesa e pellazgëve nuk studiohet fare në Shqipëri dhe se një nevojë të tillë e ngriti dhe Enver Hoxha.

Mitet dhe legjendat që kemi ne nuk kanë ndonjë distancë të madhe, nga mitet e këtyre në botë. Ti me pa të drejtë thua që gjuha shqipe është shkruar më vonë.

Nëse nuk shkon që ti shikosh, dokumentet e ruajtura në Vatikan si do e mësosh? Le të jetë kisha e xhamia, njerëzit duhet të besojnë. Por flamuri i kuq duhet të jetë i vazhdueshëm.

Pse duhet të zbatosh kanunin e Moisiut dhe jo të Lekë Dukagjinit? Ti ke gjashtë kanune në Shqipëri.

Sot të gjithë ecin me ligje, por po të flasë për strukturë shpirtërore të cilën ne vetë e pështyjmë dhe marrim nëpër këmbë. Shqiptarët ruajnë gjuhën e parë fare, të gjithë e kanë latuar.

Ne mbajmë farën fillestare, qelizat fillestare. Si një vend ku ndahen shishet e ujit dhe e mban në frigorifer. Ti thjesht e ruan, nuk ke bërë ndonjë gjë të madhe!

Nuk di nëse është lavdërim. Kur thua këtë gjë thua je komb shkëlqimtar. Ne jemi një komb rrëmujaxhi. Ka nevojë që ta formulosh atë gjë.

Duke pasur një copë këtu, një copë aty, meriton ti që të kesh një libër tëndin. Ti je ndoshta i vetmi popull që perëndisë nuk i thua me emër. Se ne në thelb jemi pagan.

Ne nuk shohim Zotin konkretisht që ta caktojmë me emër. Ne e kemi të panjohur atë, është një gjë shumë e madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy