
Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, shfaqë sonte premierën e shfaqjes “Muji dhe Halili”, me regji të Ina Morinaj.
“Vëlla tani ka dalë një armë e re që edhe neve na vret, prandaj po futemi në shpellë dhe s`po dalim më!” - ‼️”Muji dhe Halili”‼️
Premiera shfaqet më 4, 5 dhe 6 nëntor 19.00, kurse në role kryesore interpretojnë Ilia Kaci,Artemisa Kusi, Matia Llupa.
"Muji dhe Halili", një version alternativ mbi eposin e kreshnikëve, e përshtatur në ditët e some, në Shqipëri.
Një tragjikomedi dinamike që trajton problematika të ditëve të sotme duke marrë shkas nga problematikat në eposin e kreshnikëve, me element të përbashkët, një hero të të dyja kohëve.
Shfaqja është prodhim i Fondit të Teatrit për të Rinj, me mbështetjen e Ministria e Kulturës dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.



