Nis nesër në Tiranë cikli i javëve ndërkombëtare të Kulturës

Nis nesër në Tiranë cikli i javëve ndërkombëtare të Kulturës

Në Tiranë çelet nesër cikli i javëve ndërkombëtare të Kulturës, që do të nis fillimisht me Francën.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se cikli i parë vjetor i javëve ndërkombëtare të kulturës nis me Francën.

Shqipëria mikpret botën. Nis nesër me Francën cikli i parë vjetor i javëve ndërkombëtare të kulturës, një nismë e re e qeverisë shqiptare që do të krijojë çdo vit hapësira të reja njohjeje e komunikimi me vendet e kulturat e tjera.

Nga data 25 prill nis në Shqipëri programi i javëve kulturore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 18 vende të botës e do të zgjasë përgjatë gjithë vitit.

Javët kulturore ndërkombëtare do të sjellin për 17 javë në Shqipëri një larmishmëri kulturash, traditash, por edhe një tryezë dialogu e shkëmbimesh.

Të parët që hapin këtë udhëtim janë francezët, për të vijuar me radhë me një program të unifikuar nën siglën e Bashkimit Evropian; më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqia, Italia, Izraeli, Spanja, Britania e Madhe, Suedia, Egjipti, Kina, Gjermania, Japonia, Austria, Turqia, Hungaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e përmbyllur me Kosovën, që kulmon në festat tona kombëtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy