Për të 13-tin vit radhazi, Bashkia e Korçës organizon më 11 shtator, në fshatin Polenë “Festën e Lakrorit”.
Lakrori me dy petë i pjekur në saç, një prej gatimeve më të veçanta të zonës së Korçës, për të 13-in vit radhazi ofrohet për të pasionuarit e kulinarisë përmes “Festës së lakrorit”.
Qytetarë, vizitorë dhe turistë do të bashkohen festës në fshatin Polenë, për të shijuar lakrorin e sapopjekur në saç dhe për t’u argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Sipas kryebashkiakut Sotiraq Filo, ““Festa e lakrorit” është shndërruar në një traditë të përvitshme që e kthen Korçën në epiqendrën e festimeve turistike”.
Kjo festë është sjellë në kuadrin e aktiviteteve, që organizon Bashkia e Korçës, për të promovuar zonën, traditën e kuzhinës korçare dhe është një vlerë e shtuar për sezonin turistik të këtij fillim shtatori.



