Ardita Bufaj dhe Xhovana Marku janë dy artiste në karrierë dhe pedagoge nga Universiteti i Arteve, që do të vijnë në TKOB, me një koncertin premierë për oboe dhe piano.
Koncerti i titulluar "Reverie", vjen me repertor të njohur operistik nga autorë të shquar, si Raffaele Parma "Pot-pourri për Oboe dhe piano op.4", "Rimembranze dell'opera 'Un ballo in maschera' di G.Verdi", Alfredo Catalani - Reverie, Ruggero Leoncavallo - Brise de mer.
Koncerti “Revierie” do të jehojnë në Hollin Koncertor të TKOB-së, më 9 prill, nga ora 19:00.



