TKOB i bashkohet Muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit, përmes 18 aktiviteteve të Kalendarit Artistik të muajit prill.
Kryefjala e këtij muaji do të jetë konkursi ndërkombëtar vokal që vjen për herë të parë në Shqipëri "Voci Mascagnane"
Pastaj do të mbahet koncerti "Beethoven Celebration", që ofron vetë shtëpia, për të vijuar me Festivalin Barok "AlBa".
Më pas me operën "La Boheme" që do vijë si rivënie përgjatë 6 ditëve, duke mos harruar dhe fëmijët e familjet.
Poashtu Ansambli Popullor do jetë në turne, që nisin nga Tirana e deri në Ulqin, me këngë e valle popullore shqiptare si dhe plot evente të tjera që do të përfshijë të gjitha grupmoshat.



