Java e Muzeve 2026/ “Beautiful Minds of Albania” sjell artin bashkëkohor në Mozaikun e Tiranës

Java e Muzeve 2026/ “Beautiful Minds of Albania” sjell artin bashkëkohor në Mozaikun e Tiranës

 

Në kuadër të Javës së Muzeve 2026, një nga atraksionet më të rëndësishme të kryeqytetit, Mozaiku i Tiranës, u shndërrua në një hapësirë ku u ndërthurën historia, arti bashkëkohor dhe muzika.

 

Në këtë sit të trashëgimisë kulturore u zhvillua eventi inovativ “Beautiful Minds of Albania”, ku u prezantuan projeksione vizuale moderne dhe rrëfime mbi figura frymëzuese shqiptare.

 

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë organizim si një eksperiencë ndryshe për publikun, duke theksuar se eventi e transformoi Mozaikun e Tiranës në një skenë bashkëkohore dialogu artistik dhe kujtese kulturore.

 

Aktiviteti u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa pjesë e tij ishin artistet bashkëkohore Suida Dushi dhe Gruda, të cilat kontribuan përmes artit vizual dhe performancës zanore.

 

Deri më 24 maj, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë janë bërë pjesë e Javës së Muzeve 2026, duke mirëpritur qytetarë dhe vizitorë me një program të pasur aktivitetesh kulturore, ekspozitash, guidash, performancash artistike dhe eksperiencash edukative.

 

Përgjatë gjithë javës, në muze dhe site kulturore në mbarë vendin po zhvillohen aktivitete që synojnë afrimin e publikut me historinë, identitetin dhe vlerat kulturore shqiptare, duke e kthyer kulturën në një përvojë të hapur, gjithëpërfshirëse dhe frymëzuese për të gjitha moshat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy