Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur i filmave shqiptarë Kiço Blushi.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën nuk arriti ta mposhte dot. Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943.

Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse ai filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkautor.

Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të.

Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy