Pas suksesit të “Joker”, nis puna për një episod të ri

Pas suksesit të “Joker”, nis puna për një episod të ri

Pasi arriti mbi një miliard dollarë në të ardhura në mbarë botën, filmi i parë i ndaluar për moshat nën 17 vjeç (në SHBA), tani “Joker” po përgatitet për vijimin. Sipas “Hollywood Reporter”, i cili u referohet dy burimeve të ndryshme, regjisori Todd Phillips po punon në një kapitull të dytë të filmit që ka në qendër origjinën e rivalit të Batman.

Sigurisht, rolin e Joker do ta ketë sërish Joaquin Phoenix. Filmi përshkruan transformimin e Arthur Flack nga një aspirant për komendian, i cili performon në rrugë dhe para fëmijëve të shtruar në spitalin pediatrik, ndërsa lufton me problemet e tij mendore midis ilaçeve, punonjësve socialë dhe kujdesit për nënën e moshuar me të cilën jeton, në psikopatin Joker, i cili shfryn në dhunë vite abuzimesh dhe padrejtësish.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë në këtë kapitull të dytë, nëse rruga e tij kryqëzohet me atë të Bruce Wayne, i cili shfaqet fare i vogël në fund të filmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy