Filmi “Në kërkim të Venerës”, rrëmben “Çmimin Special të Jurisë” në Roterdam

Filmi “Në kërkim të Venerës”, rrëmben “Çmimin Special të Jurisë” në Roterdam

Kinematografia e Kosovës po përjeton suksese të njëpasnjëshme me krijimet e saj. Pas filmit “Zgjoi” që fitoj tre çmime kryesore në SHBA, suksesi i radhës për kinemanë e Kosovës është vlerësimi i kritikës që ka marrë në festivalin e Roterdamit me filmin “Në kërkim të Venerës” i regjisores Norika Sefa dhe duke rrëmbyer edhe një çmim mjaftt të rëndësishëm si “Çmimi Special i Jurisë”.

Në film luajnë në role Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj, etj.

Kritika dhe juria e këtij festivali të rëndësishëm e ka vlerësuar shumë edhe për nga mënyra se si është ndërthurur dhe servirur subjekti dhe historia e këtij filmi nëpërmjet punës profesionale që është bërë me fotografinë në këtë produksion. Portretizimi me hollësi i karakterit të Venerës, një vajzë moderne që rritet në një mjedis tradicional, hierarkik ka qenë edhe elementi më i rëndësishëm që ka bërë jurinë e festivalit që të befasohet dhe të shohin tek regjisorja Sefa, një element që premton shumë në të ardhmen.

Produkti i financuar nga buxheti i “Qendrës Kinematografike të Kosovës” në bashkëpunim me “Qendrën Kinematografike të Maqedonisë së Veriut” por edhe me mbështetjen e Komunave të Kaçanikut dhe Komunës së Prishtinës është i radhës i financuar prej tyre që sjellin çmime dhe vlerësime të rëndësishme nga kritika ndërkombëtare, cka e bënë artin shqiptar të kinemasë, premtues në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy