89 vjet nga vdekja e aktorit të madh, Aleksandër Moisiu

89 vjet nga vdekja e aktorit të madh, Aleksandër Moisiu

Më 23 mars 1935, ndërroi jetë në Vjenë aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.

Ai lindi më 2 prill të vitit 1879, në Trieste të Italisë.

Në skenën gjermanishtfolëse, do të mishëronte mjeshtërisht role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë europiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri në bashkëkohësi. Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si “kompars” në skenën e Burgtheatër.

Në vijim, u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Europës dhe të Amerikës Veriore.

Pjesë e repertorit të tij interpretues qenë edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland”), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”). Moisiu do mund të depërtonte edhe në zhanrin e kinematografisë, ku përgjatë 1910-1935, mori pjesë në 10 produksione filmash, 8 prej të cilëve ishin pa zë.

Në vitin 1935, në perëndim të jetës së tij, aktori kërkoi shtetësinë italiane, që u mirëprit nga autoritetet përkatëse. Po ashtu, si bir i një shqiptari nga Kavaja dhe një arberëshe, dëshiroi të merrte edhe shtetësinë e vendit të tij të origjinës, i cili refuzoi të plotësonte vullnetin e tij të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy