Nuk foli kurrë për jetën private, as për lidhjen e tij të fundit me gruan që bashkëjetonte. Për Kujtim Prodanin ekrani ishte vendi ku shfaqej vetëm për të kënduar dhe për të folur për muzikën, të tjerat qëndronin jashtë tij.
Mikesha e tij Alda Bida nuk tregoi emër, por me gjasë e keni parë ‘mikeshën e zemrës’ së Kujtim Prodanit duke e ndjekur në aktivitetet e tij të muzikës live. Sipas rrëfimit të Bidës, ajo ishte më shumë se sa partnere, ishte një person shumë i rëndësishëm për kantautorin, me të cilin ndanin bisedat për çdo projekt. Dhe në javët e fundit të jetës së tij, para se të humbiste betejën me Covid, ajo ishte ura lidhëse mes tij dhe gjithë miqve.
“Kujtimi kishte një mikeshë zemre, një person që ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër i rëndësishëm në vitet e jetës së tij fundit, ashtu si Flori vëllai i tij. Mikesha e tij e zemrës, që ishe shoqja, por më pas u bë edhe kritikja e tij më e mirë, shumë nga ne e njohin, e dinë kush është, asaj vërtet iu është shkulur zemra.
Të jenë të sigurtë që të gjitha kujtimet e tij, në këngët e fundit ka qenë ajo që e konsultonte. Ishte ajo që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë dhe shokët kur ai nuk fliste dot më, vërtet që asaj vajze nuk ia prishte dot kurrë. Ka qenë diskret sepse nuk donte që gjërat e tij të rëndësishme ti ndante me të tjerët, lidhja e dashurisë i erdhi natyrshëm, nuk është se e kërkoi.
Ajo është një vajzë aq e mencur, kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin saqë nuk e ndryshoi atë si njeri. Kaq shumë e desh dhe e do”, tha skenaristja në emisionin “Rudina”.



