
Në kuadër të “Muajit të Fotografisë”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti përcolli sot një nga fotot e Shan Picit, e cila i përket vitit 1925 dhe tregon një grup çiklistësh, në turneun e parë çiklistik shqiptar.
Për të apasionuarit pas çiklizmit, kjo fotografi e Shan Picit na informon se turneu i parë çiklistik shqiptar është zhvilluar në vitin 1925
Fotoja pothuajse 100-vjeçare e Shan Picit është marrë nga fondi i Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi.
Shan Pici i cili vinte nga një familje qytetare shkodrane, filloi që në moshën 9-vjeçare të mësonte sekretet e fotografisë duke punuar në studion “Marubi”. Më 1924 u shkëput nga studio “Marubi” dhe bashkë me vëllezërit hapi studion “Fotografija Pici” në Fushën e Çelës.
La një trashëgimi të pasur në fushën e artit të fotografisë, mbi 54 000 negativë në xham dhe në celuloid.
Vdiq në vitin 1976.



