Shqipëria tani në Google Street View

Shqipëria tani në Google Street View

Google njoftoi sot lançimin e Street View për Shqipërinë, duke i lejuar përdoruesve të shikojnë dhe të navigojnë 360° rrugët e qyteteve dhe vetë qytetet në të gjithë vendin.

Street View është një funksion falas shumë popullor i Google Maps që u lançua në Maj të vitit 2007 dhe është tashmë në dispozicion në 77 shtete në të gjithë botën. Është gjithashtu i aksesueshëm në Google Earth dhe Google Maps për celularë.

 

Për të parë imazhet, kërkoni për një vend në Google Maps për celularë, dhe zgjidhni opsionin Street Vieë për të hyrë në udhëtimin tuaj 360°. Ju mund të shikoni një hotel para se të mbërrini, të bëni planet e udhëtimit, të caktoni pika takimi, ose të kërkoni ndihmë sa herë që keni nevojë për të gjetur rrugën. Turistët nga e gjithë bota do të jetë në gjendje të kontrollojnë se si të shkojnë në plazhet më të bukura, vendet historike ose kulturore.

 

Helena Kesic Kojan, Menaxhere e Programit, EMEA Street View Operations tha: "Sot ne jemi shumë të lumtur që po lançojmë Street Vieë në Shqipëri. Street View do të hapë rrugët e bukura dhe qytetet e këtij vendi të mrekullueshëm për përdoruesit në mbarë botën. Tani bizneset dhe përdoruesit shqiptarë mund të gëzojnë shumë përfitime nga ky shërbim."

Të pranishëm në lançimin e Street Vieë ishin të pranishëm edhe Minsitrja Milena Harito si dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy