Fabian Basha ndan kujtimet nga “Produkt 28” dhe flet për rikthimin në muzikë

Fabian Basha ndan kujtimet nga “Produkt 28” dhe flet për rikthimin në muzikë

Artisti Fabian Basha i njohur edhe si pjesë e grupit “Produkt 28”, flet për rrugëtimin e karrierës së tij, familjen, por edhe si e rigjeti veten në studio muzikore pas shumë vitesh.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ai kujtoi se si grupi u krijua nga tre djem që ishin në një klasë. 

Po ashtu ai zbulon se grupi do të rikthehet, por se mënyrën se si nuk e kanë vendosur ende. 

Albani ishte vëllai i Doktor Florit, dhe kishte studion muzikore në dispozicion. Shkonim çdo të premte në një restorant dhe kishim 11 mijë lekë të vjetra në dispozicion. Hanim, pinim dhe një shishe verë 3 mijë lekëshe dhe fillonin ëndrrat. 

Ne ëndërruam aq fortë sa ato ëndrra gradualisht u kthyen në realitet. Në pamundësi për të ndërtuar studio, nuk e bëmë dot, mblidheshim tek shtëpia e Albanit që kishte një kompjuter në shtëpi. 

Ka qenë një periudhë fantastike e jetës sonë, moshën e kemi shijuar në maksimum. Për herë të parë dolëm te festivali “Këngët e Stinës”, ku nuk morëm asnjë çmim, ishte periudhë ku repi diskriminoj.

Nga aty morëm pjesë te “Kënga Magjike” me këngën “Trokas” të cilën na e bëri Doktor Flori. Ajo këngë na i hapi dyert. 

Teksti ka qenë çelësi që muzikës i ka dhënë jetëgjatësi. Unë me Albanin vazhdojmë e ruajmë marrëdhënien shoqërore, vazhdojmë dhe punojmë. Janë disa materiale që janë hedhur pikat e para. 

Do ketë një rikthim të grupit, por se si mbetet akoma për tu vendosur. Problemi kryesor është që me gjithë angazhimet e familjeve dhe punës, nuk po mblidhemi dot. 

Jeta ka marrë tjetër dimension, muzika e asaj periudhe ka qenë dhe rezultat i kohës së madhe që kishim. Sot me angazhimet që kemi e kemi të pamundur. Koha dhe jeta na mori përpara, krisje dhe sherr të mirëfilltë nuk ka pasur.

Fërkime profesionale ka pasur, por që nuk mendoj se kanë qenë ato shkaku i ndarjes. Erdhi momenti që ndryshoi komplet tjetër formë, konsumohej në tjetër mënyrë. Është hall i madh kur ty të bëhen të gjitha këngët e suksesshme. 

Edhe vlerësimi monetar nuk është ai që është sot, edhe pse asokohe paguheshim shumë. Mesatarja e tregut të asaj kohe ishte 300 mijë lekë për këngëtar. 

Duke folur për bashkëshorten, balerinën Olta Ahmetaj, Fabiani tha se ajo është drejtoreshë artistike e Cirkut Kombëtar.

I ka hyrë një aventure të re. Realizoi një premierë shumë të suksesshme në muajin qershor dhe është duke zhvilluar profesionin e saj si koreografe. 

Dy djemtë tanë dëgjojnë muzikë gjithë kohës, këndojnë gjithë kohës. Tristani ka marrë dhe çmim të parë në shkollë. Më pëlqen që kanë gusto të mirë muzikore. Po qe se do kenë dëshirë le të merren, unë nuk i kam parë asgjë të keqe kësaj aventure.

Nga ana tjetër ndan bindjen se çdo artist dhe formë arti ka vendin e vetë.

Për mua një simbol i mirë shprese që arrin të mbushë stadiumet është Alban Skënderaj dhe ajo që është fakt, është që tekstet nuk ia prek dot.

Nuk kam si të krahasohem unë me Noizyn, pasi ai është tjetër gjë, unë jam tjetër gjë. Kemi një popull i cili konsumon muzikë dhe e pëlqen qejfin. Artistët e vërtetë gjithnjë e gjejnë vendin e tyre. 

Gjithë jetën nuk e kam pasur kurrë luksin të merrem vetëm me një gjë, gjithmonë jam me 3-4 punë paralele. 

Punoj si inxhinier audio, si drejtor muzikor në shumë projekte të tjera. Pjesa e studios së regjistrimit ishte diçka që ia kisha mohuar vetes për shumë kohë, që kur nuk u morëm më me “Produkt 28”. E lashë unë, por s’më la ajo. 

Albani është ai që nuk u ndal gjithë kohës. Në një moment pasi kishim nja dy vite pa komunikuar, më merr, shkoj te studio dhe si pa të keq më la dhe një kopje çelësi.

Dhe unë e gjej veten pas pak kohësh gati me Albanin për të investuar 60-70 mijë euro për të investuar një strukturë të re dhe vendosëm ta rindërtonim aty ku ishte struktura e vjetër. Plotësimi shpirtëror që të jep muzika nuk ka të krahasuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy