
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa do të vijë së shpejti në Shqipëri, duke u solidarizuar kështu me artistët shqiptarë në kauzën për të prekurit nga tërmeti.
Njoftimin e ka bërë Ardit Gjebrea në rrjetin social të Instagram-it, duke thënë se Ana Oxa ka pyetur vazhdimisht për gjendjen në Shqipëri prej tërmetit dhe se ka vendosur të jetë e pranishme të mërkurën në mbrëmje për natën e parë të koncertit të përvitshëm “Kënga Magjike” të drejtuar nga Ardit Gjebrea.
Ana Oxa është një ndër zërat e dallueshëm e të suksesshëm të muzikës italiane, e vlerësuar nga publiku dhe kritika ndërkombëtare.



