
Mjeshtri i kubizmit, Pablo Picasso, i ka lënë botës shumë kryevepra të pikturës.
Por shumë femrave mund t’u ketë lënë kujtime të këqija, në mos makthe.
Detaje nga raportet me tij me femrat ka zbardhur në një intervistë për “El Pais” artisti dano-islandez, Olafur Eliasson.
“Picasso abuzonte me femrat si Harvey Weinstein në kohën tonë, por sjellja e tij u konsiderua më pas e pranueshme", vazhdon artisti, duke bërë analogjinë midis piktorit dhe producentit hollivudian, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual.
Nuk është hera e parë që sjellja e Pablo Picassos me gratë është vihet në diskutim. Sophie Chauveau, autorja e një biografie të piktorit në dy vëllime kohët e fundit ka folur për "perversitetin" e Picasso-s. “Unë kam lexuar atë që kanë lënë pas dore zonjat, gratë, fëmijët. Në fillim të viteve 50, për shembull, ai u mori pasaportat dy amerikaneve të vogla që erdhën për ta parë. Ai i “trajtoi” - çfarë eufemizmi - për dy ditë para se t'u kthente dokumentet", shpjegoi ajo në një intervistë dhënë në 2018 për Le Figaro.
"Ai i urrente gratë deri në atë pikë sa t’i rrihte dhe t'i mbyllte. Marie-Thérèse përdori fjalën përdhunim. Françoise kishte një plagë në faqe prej tij. Dhe le të mos flasim për tragjedinë sadomazokiste me Dora Maar. Marie-Thérèse dhe Jacqueline kryen vetëvrasje”, ka thënë biografja.



